Kinë, në 24 orët e fundit shënohet vetëm një rast me KOVID-19

Në 24 orët e fundit në Kinë është shënuar vetëm një rast me koronavirusin e ri (COVID-19).

Marketing

Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC) njoftoi se rasti në fjalë është me burim nga jashtë vendit dhe se në 24 orët e fundit në vend nuk është shënuar asnjë vdekje për shkak të virusit.

Numri i rasteve ka arritur në 82.919 ndërkohë që në të gjithë vendin 10 të sëmurë janë në gjendje të rëndë dhe se trajtimi vazhdon për 115 të prekur nga koronavirusi.

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve në ditët e fundit në qytetin Wuhan të rajonit Hubei ku është shfaqur për herë të parë koronavirusi është planifikuar të kryhen testime në të gjithë qytetin.

– Në Korenë e Jugut shënohen 27 raste dhe 2 vdekje

Në një deklaratë nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Fatkeqësive në Korenë e Jugut, thuhet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 27 raste të reja ndërsa 2 persona kanë humbur jetën.

Deri më sot si pasojë e COVID-19 numri i vdekjeve në vend ka arritur në 258 ndërsa numri i rasteve në 10.936.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Deri më tani, numri i vdekjeve nga virusi në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 280 mijë.

Marketing