Kinë, sekuestrohen 89 milionë maska jashtë standarteve shëndetësore

Kina theksoi sot se kishte sekuestruar rreth 89 milionë maska jashtë standarteve shëndetësore mes pandemisë Covid-19, pasi vendi po përpiqet të qetësojë frikën për cilësinë e pajisjeve mjekësore të eksportuara.

Marketing

Që nga shfaqja e tij në dhjetor në Kinë, virusi ka infektuar gati tre milionë persona në të gjithë botën dhe ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 200 000 personave. Dhe kërkesa për pajisje mbrojtëse është rritur shumë nga gjigandi aziatik, i cili është furnizuesi kryesor në botë.

Këto javët e fundit, disa vende europiane si Spanja, Holanda dhe Finlanda janë ankuar për maskat që kanë marrë nga Kina duke gjykuar se ato ishin jashtë standarteve.

“Më shumë se 89 milionë maska që janë konsideruar jashtë standarteve mjekësore janë konfiskuar si dhe 418 000 pajisje mbrojtëse”, theksoi në një konferencë për shtyp një zyrtar i administratës së mbikëqyrjes së tregut, Gan Lin.

Marketing