Kinë / Tornado i merr jetën të paktën 6 personave, 200 të plagosur

Të paktën 6 persona janë vrarë dhe më shumë se 200 janë plagosur në dy tornado që goditën Kinën lindore dhe qendrore, thonë zyrtarët lokalë.

Erëra të forta me më shumë se 100 kilometra në orë goditën qytetin e Wuhan, në Kinën Qendrore të premten.

Gjashtë vetë u vranë dhe më shumë se 200 të tjerë u plagosën, sipas autoriteteve në Wuhan.

Marketing

Rryma e erës ishte aq e fortë sa që dy vinça u dëmtuan, ndërsa njëri prej tyre ra në një kantier ndërtimi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Makinat u shkatërruan nga objektet që ranë mbi ta, pemët u çrrënjosën, kasollet u morën nga era dhe kolonat e energjisë elektrike ranë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në më shumë se 26,000 familje.

Rreth 30 shtëpi u shkatërruan, sipas autoriteteve të Whan.
Në fillim të majit, një stuhi e fortë e shoqëruar nga erëra të forta kishte vrarë 11 njerëz në një qytet tjetër afër Shangait.