Kinezët ndërtojnë aeroportin më të madh në botë, është sa 100 fusha të futbollit (VIDEO)

Në Pekin të Kinës kanë përfunduar punimet për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar më të madh në botë, të quajtur “Dasing”.

Marketing

Sipas udhëheqësit të projektit, Li Danhua “Dasing, nuk bëhet fjalë për vetëm një aeroport por për ndërtimin e një “kryevepre”, për të cilin janë investuar rreth 50 milionë euro.

Hapja e njërit terminal, në formë të Feniksit (zog mitik arab, për të cilin thuhej se u kthye në jetë nga hiri i paraardhësit të tij) prej afro një milion metra katrorë është paraparë të ndodhë më 30 shtator, me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës.

Arsyeja kryesore për ndërtimin e këtij aeroporti, është zvogëlimi i kaosit të krijuar në aeroportin “Shoudu” që konsiderohet si një nga aeroportet më të ngarkuara në botë.

Distanca mes dy aeroporteve do të jetë rreth 67 kilometra, kurse gur-themeli i tij ishte vënë më 26 dhjetor të vitit 2014, e ndërtimi kishte filluar më 15 mars të vitit 2016.

Aeroporti i ri do t’i ketë katër piste dhe brenda një viti do ketë 620 mijë fluturime. Me këtë projekt është paraparë që deri në vitin 2025 kapacitet e tij të jenë 72 milionë pasagjerë.

Marketing