Kiracovski: Në 2018 i dhamë fund diskutimeve 25 vjeçare me Greqinë

LSDM e ka vlerësuar vitin që po lëmë pas, si një vit që do të mbahet mend si viti kur Maqedonia hapi rrugën e anëtarësimit në NATO dhe BE. Deputeti i LSDM-së Aleksandër Kiracovski, përkujton se Marrëveshja e Prespës po i jep fund kontestit 25 vjeçar me Greqinë.

Marketing

“Maqedonia mori ftesë për t’u anëtarësuar ne NATO dhe së shpejti do jetë vendi i 30 anëtar i Aleancës. Filloi procesi Skrinig me BE-në dhe në korrik të 2019-s, mund të fillojnë bisedimet e anëtarësimit dhe hapja e kapitujve të parë. Ne i japim fund diskutimit 25-vjeçar me Greqinë. Me Marrëveshjen e Prespës, identiteti maqedonas dhe në veçanti gjuha maqedonase, u mbrojtën dhe u siguruan përgjithmonë”, tha Aleksandër Kiracovski, deputet i LSDM-së.

Ai potencoi edhe rritje të pagave dhe pensioneve, uljen e ndjeshme të papunësisë dhe numrin e madh të investimeve. Për LSDM-në 2019-a pritet të jetë viti i ekonomisë.

“Rritja e pagave do të vazhdojë edhe në 2019.-n, në të gjitha sektorët. Punonjësit e shëndetësisë, arsimit, çerdhet, mbrojtja sociale, mbrojtja, gjyqësia, policia në vitin 2019 do te marrin paga më të larta për 5 %. Ndërsa specialistët e mjekëve marrin një page më të lartë prej 10 %”, tha Kiracovski.

LSDM shpreson që vitin që vjen të ulë normën e papunësisë nën 20%.

Marketing