Kiracovski: Pendarovski dhe të gjithë ne pa dyshim hyjmë si favoritë për president

Shefi i shtabit zgjedhor të Stevo Pendarovskit, Aleksandar Kiracovski e dorëzoi kandidaturën e Pendarovskit në zyrat e KSHZ-së. “Sot në emrin e 32 mijë qytetarëve tek Komisioni Shtetëror Zgjedhor e dorëzuam kandidaturën e Stevo Pendarovskit për president të të gjithë qytetarëve.

Marketing

Jemi krenarë që vetëm për një ditë, me nënshkrime personale një numër i madh i qytetarëve qëndruan pas kësaj kandidature. Pa asnjë dyshim e them, kjo kandidaturë e Pendarovskit është zgjedhje e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Stevo është zgjedhja për president për të gjithë qytetarët, për një Republikë të Maqedonisë së Veriut të sigurtë, stabile dhe të përparuar.

Për qytetarët e shtetit tonë u duhet një president, fillimisht që bashkon, që punon në mënyrë të ndershme dhe profesionale dhe që i mbron interesat e qytetarëve dhe të shtetit, ky është Stevo, president që do ta çojë shtetin përpara kah BE-ja dhe NATO dhe që do ta ndërtojë konceptin një shoqëri për të gjithë”, deklaroi Kiracovski.