Kiracovski sot para Prokurorisë për rastin “Reket”

Deputeti Aleksandar Kiracovski mëngjesin e sotëm do të paraqitet në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion të lartë për tu marrë në pyetje lidhur me rastin “Reket”.

Marketing

Ai ditëve të kaluara kishte deklaruar se prokuroria duhet të frojë të gjithë politikanët të cilët kanë pasur kontakt me Boki 13, për siç kishte theksuar ai të marrin fund të gjitha “thashethemet”.

Përndryshe mbrëmë ishte deputetja Frosina Remenski ajo e cila u paraqit në hapsirat e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar.

Pas gjithsej tri orëve ajo u shpreh se i hedh poshtë të gjitha akuzat lidhur me rastin “Reket”, ndërsa në Prokurori ishte ftuar si person që ishte kërkuar sqarim lidhur me rastin “Reket”.

Marketing