Kiracovski: Zgjedhje skandinave, ashtu siç i ka hije një shteti demokratik

Shefi i shtabit të kandidatit për president Stevo Pendarovski, Aleksander Kiracovski tha këto zgjedhje kaluan ashtu siç i ka hije një shteti demokratik. Ai gjithashtu theksoi se pritet që kandidati i tyre të udhëheqë në raundin e parë të zgjedhjeve.

Marketing

“Kishim zgjedhje skandinave, pasi ajo duket si një shtet, një anëtar i ardhshëm i NATO-s dhe një anëtari i BE. Ne përgëzojmë qytetarët. Qytetarët ushtruan lirisht të drejtën e tyre të votimit, në mënyrë dinjitoze dhe demokratike, duke demonstruar pjekurinë dhe përgjegjësinë demokratike para shoqërisë dhe shtetit”- tha mes tjerash Kiracovski.