Kiracovski: “Zhvatja”, praktikë e keqe e krijuar gjatë kohës së VMRO-së

Deputeti i LSDM-së Aleksandar Kiracovski ka thënë se rasti “Zhvatja” është rast shokues dhe pasqyrë e kulturës së zhvatjes që është krijuar si praktikë e keqe gjatë kohës së VMRO-DPMNE-së.

Marketing

Kiracovski nuk beson se funksionarë të lartë të LSDM-së, janë pjesë e një vepre të tillë.

“Dyshoj se funksionarë të lartë të LSDM-së, të cilët morën nderin nga qytetarët dhe partisë nuk do të lëshoheshin në vepra të tilla. E pohoj këtë dhe shumë shpejtë kjo do të dëshmohet. Njohja dhe miqësia është një punë, veprimi i dikujt jashtë ligjeve është diçka tjetër. As unë, e as kolegët e mi, nuk mund të supozojmë se një i njohur i jonë çfarë bënë dhe si ajo mund të reflektoj tek ne. Bojan Jovanovski kishte qindra takime me individë, si pronarë i 1TV dhe si kryetari i Lidhjes Ndërkombëtare ku janë anëtarësuar shumë persona të njohur”, ka thënë Kiracovski në intervistë për Faktor.

Marketing