Kitanov: Do të përshpejtohet intensiteti i ndërtimit të autostradës Kërçovë – Ohër

Ka arritur aprovimi për mjetet tjera nga kredia ekzistuese për autostradën Kërçovë-Ohër, por edhe aprovimi për kredinë e re dhe sot në Qeveri realizuesit dhe nënrealizuesit në takimin me zëvendëskryeministrin Koço Angjushev do të sjellin program që do të zhvillohet intensiteti i punës periudhën e ardhshme për këtë autostradë, informoi sot drejtori i NP për rrugë shtetërore, Zoran Kitanov.

Marketing

Ai tha se është dhënë urdhër e “dritës së kuqe të lartë” për programin që do të aprovohet në takimin me Angjushevin, të punohet intensivisht në këtë aks dhe se me realizuesit do të bisedohet për aktivitete konkrete të cilat duhet t’i përfundojnë në periudhën e kontraktuar.

Kitanov tha se  do të përpiqen ta ruajnë afatin e dhënë për ndërtim të autostradës, por edhe se paralelisht do të lëshohen të gjitha akset, që do të ndërtohen nga shtegu nga Ohri drejt Kërçovës. Ai informoi se nga shumë shpronësimet për zgjidhje ku kalon autostrada, kanë mbetur edhe tre.