Kjo është arsyeja e pabesueshme pse prindërit i mbyllën binjakët e tyre në kafaz

Dy binjakë të moshës 3 vjeç, janë gjetur nga policia të mbyllur brenda një kafazi prej druri në juglindje të Brazilit.

Marketing

Kur prindërit u morën në pyetje, ata thanë se i kanë mbyllur fëmijët në mënyrë që të mund të bënin disa punë bujqësore pa u penguar nga të vegjlit e tyre, shkruan DailyMail, transmeton Indeksonline.

Policia shkoi të kontrolli shtëpinë, pasi mori një informatë nga dikush në kushte anonimiteti se diçka nuk po shkonte në rregull.

Nëna 37 vjeçare dhe babai 40 vjeçar,  janë arrestuar me dyshimin për keqtrajtim me të mitur, derisa fëmijët janë dërguar në kujdesin e shërbimeve sociale lokale.

Sipas policisë, binjakët nuk kanë pasur ndonjë shenjë që do të tregonte se janë viktima të abuzimit fizik.

“Hapësira ishte shumë e vogël për të dy djemtë. Nuk kishte as lodra e as ndonjë jastëk”, kanë thënë policia braziliane.