Kjo është arsyeja pse Shaqiri refuzoi ekipin e Man Utd për transferim në Liverpool

Xherdan Shaqiri është blerja e Liverpoolit e kërkuar edhe nga Manchester United.

Marketing

Xherdan Shaqiri tashmë është bërë pjesë e skuadrës që kishte ëndërruar, Liverpool dhe po shkëlqen në parqitjen e tij.

Së fundmi mbi transferimin e Shaqirit te Liverpool kanë shkruar mediat zviceriane ku kanë zbuluar disa detaje të reja.

Sipas “Blick” Shaqiri refuzoi mundësinë e një transferimi te Manchester United sepse dëshironte të punonte me Jugen Klopp në “Anfield Road” tek skuadra e Liverpool.

“Blick” raporton se shansi për të punuar me teknikun gjerman, ishte një nga arsyet kryesore që e bindi Shaqirin që të zgjidhje “The Reds”- at.

Madje këtë e ka pohuar edhe vetë lojtari.

“E kam admiruar Klopp prej një kohe të gjatë, sepse skuadrat e tij luajnë futboll fantastik dhe ai është një njeri fantastik”, tha 26-vjecari në intervisten e tij me Liverpool.

Marketing