Kjo është e dashura shqiptare e djalit të Arnold Schwarzenegger

Joseph Baena dhe e dashura Nicky Dodaj, u panë teksa dilnin nga një palestër në Venecia, Kaliforni.

Marketing

Djali i Arnold Schwarzenegger, 22 vjeç, kishte veshur një bluzë të zezë të “Gold Gymit” dhe një palë pantallona të shkurtra blu, ndërsa Dodaj, gjithashtu 22 vjeç, ishte veshur e gjitha në të zeza.

Në 23 shkurt, Baena festoi historinë e tyre romantike, duke i bërë një dhuratë të përzemërt dashurisë së tij.

“Një vit me partneren time në krim!!!”- shkroi ai në Instagram, bashkëngjitur disa postimeve nga snap-i, ku shfaqeshin duke u përkëdhelur. “Mezi pres për më shumë,”- shtoi ai, duke shprehur se mezi po priste të gjitha “aventurat, qeshjet dhe postimet! Të dua.”