Kjo është fotoja e fundit e legjendës, pak ditë para vdekjes (FOTO)

Diego Armando Maradona, legjenda e futbollit, ka tronditur botën sot, pasi është shuar në moshën 60-vjeçare.

Marketing

Mediat ndërkombëtare raportojnë se Maradona ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak në shtëpinë e tij në Tigre të Meksikës, pak ditë pasi doli nga spitali.

“El Pibe De Oro” iu nënshtrua para pak ditësh në ndërhyrje kirurgjikale në tru. Fotoja që shihni më poshtë, është besohet të jetë e fundit e publikuar në media, gjatë kohës që legjenda e fotbollit ishte në spital. Në foto Maradona shihet i fashuar në kokë, pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Maradona është konsideruar gjithmonë si një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, duke rivalizuar edhe me legjendën e Brazilit, Pele.

Në një prej intervistave të fundit, argjentinasi ishte shprehur se gjithmonë kishte kureshtje nëse fansat e tij e donin ende për atë që kishte dhënë.

“Unë njerëzve të mi do t’i jem gjithmonë falenderues. Çdo ditë më befasojnë, nuk do ta harroj kurrë që u rrita në futbollin argjentinas. Është një suport i madh që nuk mund ta imagjinoni, sepse ishte për shumë vite jashtë vendit dhe shpeshherë pyesja veten nëse njerëzit më duan ende njëjtë”, shprehej Maradona.