Kjo është lista e produkteve nga Serbia që nuk do të paguajnë taksën 100% (Dokument)

Nëntë brende ndërkombëtare nuk do të ‘preken’ nga taksa doganore prej 100%. Gazeta inFokus ka siguruar listën në të cilën përjashtohen nga taksa produkte të qumështit, produkte higjienike, blloka për ndërtim, pije e pajisje elektronike shtëpiake.

Marketing

Në mesin e nëntë brendeve, 7 prodhohen në Serbi ndërsa 2 në Bosnjë. Sipas të njëjtin dokument brendet që prodhohen në Serbi e që nuk do të paguan taksë prej 100% janë Coa-Cola, Ytong blloka, Rauch Bravo, Henkel/ Persil, Tuborg dhe Gorenje.

E të liruara nga kjo taksë do të jenë edhe dy brende të prodhuara në Bosnje, brendi Dukat dhe Meggle. Ndërsa kompanitë që do të importojnë në Kosovë këto brenda janë Coca-Cola HBC, Ymalko, Meridian Corporation, Elkos- SHPK, Lactalis- SHPK, Gorenje-NITI-tiki, Delfin LTD dhe Fluidi. Ndërsa të enjten për vendimin e Qeverisë së Kosovës kanë reaguar përfaqësuesit politik dhe afaristët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Ata e kanë përkrahur vendimin por kanë kërkuar që masa tregtare të largohet për bizneset shqiptare në atë zonë.

Marketing