Këshilli për organizimin e Kongresit të VII, njofton se Partia Demokratike Shqiptare me sukses i përmbylli aktivitetet në të gjitha strukturat e partisë që kanë të bëjnë me mbajtjen e kongresit të partisë.

Kongresi VII të i Partisë Demokratike Shqiptare do të mbahet të Shtunën me 04.08.2018 në ora 10:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovën nën moton “NJË HAP PARA!”.

Këshilli për organizimin e kongresit falënderon të gjithë aktivistët për kontributin e dhënë në përmbylljen me sukses të aktiviteteve që do të kulmojnë me mbajtjen e kongresit të VII të Partisë Demokratike Shqiptare.