Real Madridi mbrëmë ka pësuar humbje në “Bernabeu” me rezultatin 2-0 nga Real Sociedadi në kuadër të xhiros së 18-të në La Liga.

Adnan Januzaj luajti nga fillimi deri në fund të ndeshjes, dhe ishte njëri ndër më të mirët, ku në fund u vlerësua me notën 7, transmeton Gazeta Express.
“Fitore e mirë për fillimin e vitit 2019”, shkroi Januzaj mbrëmë në Twitter pas fitores.

23-vjeçari në këtë stinor ka vetëm një gol dhe dy asistime në 10 paraqitjet e tij.

Notat e lojtarëve nga të dyja skuadrat:
Real Madrid: Courtois (4); Carvajal (4), Varane (5), Ramos (5), Marcelo (6); Kroos (6), Casemiro (5), Modric (6); Vazquez (4), Benzema (5), V. Junior (7)
Zëvendësimet: Isco (5), Rodriguez (5), Ceballos (N/A)
Real Sociedad: Rulli (6); Elustondo (6), Llorente (6), Moreno (7), Munoz (6); Illarramendi (7), Zurutuza (7); Januzaj (7), Merino (8), Oyarzabal (7); Jose (8)
Zëvendësimet: Zaldua (6), Pardo (7), Zubeldia (N/A)