Kjo është oferta e Arseanlit për Perisicin

Arsenali së fundmi ka shfaqur interesim për yllin kroat të Interit, Ivan Perisici.

Marketing

“Topçinjtë” i kanë ofruar Interit 5 milionë euro për huazim me opsion blerje për 40 milionë euro gjatë verës, mirëpo zikaltrit e kanë refuzuar menjëherë këtë ofertë, transmeton Gazeta Express.

Interi nuk pranon që ta dërgojë lojtarin në huazim, vetëm që ta shesë atë.

Perisic është pjesë e Interit që nga viti 2015, kur erdhi nga Wolfsburg, dhe deri më tani ka shënuar 34 gola në 142 paraqitje me fanellën zikaltër.
Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka thënë që skuadra ka nevojë për transferime, dhe tani londinezët i kanë vënë syrin Perisicit, dhe dëshirojnë që ta kenë në “Emirates” qysh në këtë afat kalimtar.

Marketing