Kjo është vajza që mori kurorën e “Miss USA 2020”

Asya Branch fitoi “Miss USA 2020”.

Konkursi u transmetua drejtpërdrejt në Memphis, Tennessee, ku organizatorët thanë se morën masa paraprake për t’i mbajtur njerëzit të sigurt mes pandemisë COVID-19, shkruan People, transmeton lajmi.net.

Më mirë vonë se kurrë! Muaj më parë, konkursi u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit, por tani Asya Branch është kurorëzuar Miss USA 2020.

Marketing

Branch, 22 vjeçe, mori titullin të hënën në një konkurs që u transmetua drejtpërdrejt nga Elvis Presley’s Graceland në Memphis, Tennessee.

Ajo e mori kurorën nga paraardhësja e saj, Miss USA 2019, Chelsie Kryst.

Vendin e dytë e zuri, Miss Oklahoma USA, Mariah Jane Davis, kurse përcjellësja e parë ishte Miss Idaho USA, Kim Layne.

Branch është afrikano-amerikanja e parë që emërohet Miss Mississippi USA dhe vjen nga Booneville.

Fituesja e këtij viti u zgjodh nga një komision përzgjedhës që përfshinte nikoqirin e Fox Nation Abby Hornacek, sipërmarrësen Gloria Mayfield Banks, Miss USA 1999 Kimberly Pressler, biznesmenen Susan Yara, Miss USA 2000 Lynnette Cole dhe Carolyn Aronson.

Marketing