Kjo është vetura në të cilën u vra Elham Sallahu dhe djali tij 8 vjeçar

Alsat ka siguruar fotografinë e veturës Opel Astra në të cilën u vra Elham Sallahu dhe djali tij 8 vjeçar. Ndaj tyre ishte shtënë nga afër . 47 vjeçari Elham Sallahi nga fshati Opajë, dhe djali i tij tetëvjeçar, të dy vdiqën në vendngjarje. Do të kryhet ekspertizë nga dëshmitë e mbledhura nga vendi i vrasjes i quajtur “Pusi i Sllupçanit”, si dhe ndaj gjurmëve në terren.

Marketing

“Janë gjetur dhe janë marrë një numër më i madh i gëzhojave dhe përmes ekspertizës së tyre pritet të përcaktohen fakte të rëndësishme në këtë rast. Do të kryhet ekspertizë edhe ndaj makinës, ku ka më shumë gjurmë të dukshme nga sulmi me armë zjarri. Është lëshuar edhe Urdhër për të kryer një autopsi mbi trupat e të ndjerëve “- theksuan nga Prokuroria Publike Themelore.

Sipas informatave jozyrtare, i vrari Elham Salihi ka qenë një fajdexhi, por për momentin nuk ka informata zyrtare nga MPB-ja, nëse shkaku i vrasjes së tmerrshme lidhet me veprimtarinë e tij.

Marketing