Kjo fytyrë publike thotë se ishte e abuzuar kur ishte adoleshente

Biznesmenja e njohur, Paris Hilton, ka folur për gjëra të panjohura rreth jetës së saj.

Marketing

Deklaratat e saj kanë bërë bujë të madhe pasi, ajo ka treguar se që nga mosha e re si fëmijë ka qenë e abuzuar si fizikisht ashtu edhe emocionalisht në shkollë, për që e ka mbajt sekret këtë gjë deri me tani.

“E kam fshehur të vërtetën time shumë gjatë, por jam krenare me veten pasi jam bërë më e fuqishme se qe kam qenë. Njerëzit mendojnë se gjithçka në jetën time ka qenë e lehtë për mua, tani unë dua t’i tregoj botës të vërtetën time” .

“Stafi në shkollë na thoshte gjëra të tmerrshme”.

“Ata më bënin vazhdimisht të ndihesha keq me veten time dhe më ngacmonin mua. Unë mendoj se këtë e bënin me qellim për të me poshtuar . Ata ishin abuzivë fizikisht, duke na goditur dhe përndjekur. Ata donin të ngjallnin frikë tek fëmijët, kështu që ne të frikësoheshim shumë në mënyrë që ne të ju bindemi” , ka thënë ajo në një video të publikuar në kanalin e saj zyrtar në Youtube.

Ajo gjithë atë që e ka kaluar e sheh si një ankth që tashmë ka përfunduar dhe se ndihet emocionalisht e qetë pasi thotë se tashmë nuk do të ketë sekrete për jetën e saj, shkruan TMZ.

 

Marketing