Kjo kompani shumëfishoi fitimet dhe punësoi 2 mijë njerëz gjatë pandemisë

Teksa thuajse e gjithë ekonomia botërore është paralizuar, platforma Netflix, ka shënuar fitime marramendëse dhe ka punësuar 2 mijë përsona të rinj.

Marketing

Netflix deklaroi se ka pasur një rritje rekord abonentësh këto muaj, pasi pandemia ka izoluar miliona njerëz në shtëpi. Konrektisht, gati 16 milionë persona krijuan llogari në Netflix në tre muajt e parë të vitit.

Kompania amerikane deklaroi se kjo shifër, është pothuajse dyfishi i abonentëve të rinj që janë regjistruar në muajt e fundit të vitit 2019.

Megjithatë, platforma, që qëndron pas disa prodhimeve miliona dollarëshe, tha se izolimi ka ndaluar pothuajse të gjitha xhirimet në botë.

Kërkesa për filmat dhe dokumentaret në Netflix është rritur aq shumë, saqë kompania deklaroi muajin e kaluar se do të zvogëlojë cilësinë e videove të saj në Evropë, për të lehtësuar ngarkesën mbi ofruesit e shërbimeve të internetit.

Marketing