Kjo mund t’jua shpëtojë jetën një ditë

Statistikat thonë se jetojmë në epokën më të qetë në historinë e njerëzimit. Megjithatë, bota ende mbetet një vend i rrezikshëm.

Kjo është arsyeja pse më poshtë ju sjellim disa truqe të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë shumë një ditë.

1. Çelësat, paratë dhe një celular me bateri plot.

Këto tri gjëra duhet t’i keni gjithmonë me vete kur dilni. Pa hajgare. Pse është kaq e rëndësishme kjo? Sepse gjithmonë duhet të jeni në gjendje të thirrni për ndihmë ose të ktheheni në shtëpi.

Celulari, për shembull, mund t’jua shpëtojë jetën edhe të tjerëve: pasi do të jeni në gjendje t’i thirrni shërbimet emergjente. Gjithmonë mbajeni celularin me bateri plot kur udhëtoni.

2. Gjithmonë gjeni të paktën tri dalje.

Kudo që të shkoni, qoftë koncert, stacion treni, aeroport apo qendër tregtare, sigurohuni se po i shihni tri dalje. Mund të jetë edhe e vështirë, por edhe e lehtë për t’i gjetur.

Skanojeni hapësirën me sytë tuaj dhe do të gjeni të paktën tri dalje. Pse është e rëndësishme kjo? Sepse nëse diçka e keqe ndodh, duhet të keni nga të dilni,

3. Luaje lojën “gjej djalin e keq”.

Një lojë e vogël argëtuese që mund t’ju mbajë të sigurt. Kur ka njerëz përreth, shikoni mirë ata. Kush duket nervoz, shumë nervoz ose shumë i frikësuar?

Pse është e rëndësishme kjo? Intuita jonë rrallë na bën të gabojmë. Nëse dikush të duket shumë i rrezikshëm, atëherë me gjasë është. Mundohuni të rrini larg prej tyre.

4. Në aeroplan, numëroni rreshtat deri te dalja emergjente.

Sapo të ulesh, numëroj rreshtat nga ulësja jote deri tek dalja më e afërt emergjente. Mbajeni në mend numrin. Pse është e rëndësishme kjo? Sepse nëse ka tym, ndriçimi emergjent mund të jetë shumë i ulët për të të udhëzuar.

Kur jeni i sigurt për numrin e rreshtave mes ulëses tuaj dhe daljes, mund të dilni shumë lehtë.

5. Dalja nga vetura, nëse bie me të në ujë.

Për të dalë nga vetura që ka rënë në ujë, së pari duhet ta hiqni rripin e sigurisë. Në vend se ta hapni derën, uleni dritaren e veturës. Nëse nuk e keni dritaren hapur, thyeni xhamin me një vegël të veçantë ose ndonjë objekt të rëndë,

Pse është e rëndësishme kjo? Sepse ju keni vetëm një minutë kohë për të dalë nga aty, kështu që vetëm do të humbni kohë duke tentuar ta hapni derën e cila sigurisht se nuk do të hapet për shkak të presionit të ujit.