Klea Huta është njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun e gjerë, pasi edhe përçon energji pozitive tek ta.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke shfaqur me ndjekësit e saj përditshmërinë e saj, përshirë edhe të reja nga jeta profesionale.

Duket se dita e djeshme (e hënë) ishte e veçantë për të, pasi bukuroshja shqiptare feston ditëlindjen e saj të 27-të.

Për dallim prej herëve të tjera, kësaj radhe ajo feston 27 vjetorin si nënë, ku para disa javësh solli në jetë fëmijën e saj të parë.

https://www.instagram.com/p/B8CSP84pHMy/?utm_source=ig_web_copy_link

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram, ku ndau disa imazhe me bashkëshortin e saj, Elgit Doda.

“Unë dhe ti erdhëm nga ëndrrat në jetë. Duke mposhtur stuhitë dhe rrufetë, mbollën një rreze diku. Të shkëlqejë sot një diell i vërtetë. Urime ditëlindjen për mua”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Përndryshe, Klea dhe Elgiti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në janar të këtij viti.