Klinika Infektive pranoi donacion “UV Gard” për dezinfektim nga viruset dhe bakteret

Klinika Universitare e Sëmundjeve Infektive dhe Gjendje Febrile sot pranoi “UV Gard” – pajisje me rreze UV për dezinfektim të hapësirave dhe ajrit nga viruset dhe bakteret, me qëllim përforcim të kushteve në këtë institucion ku janë vendosur dhe po mjekohen pacientët të cilët janë të infektuar dhe pozitivë në virusin korona.

Marketing

Aparati, siç theksohet, dezinfekton edhe hapësira dhe ajër, 360 gradë përreth, punon në parimin e rrezatimit të shkurtë UV-C largësi prej 254 nanometra, i mbyt mikroorganizmat të cilat kanë kontakt me dritën, ua shkatërron acidet dhe e prish DNK e tyre, duke mos iu lanë hapësirë që ta kryejnë funksionin e tyre, hapësira e cila dezinfektohet duhet të jetë e zbrazët, por ky nuk është problem, sepse pajisja kontrollohet nga largësia dhe e mbron atë që e menaxhon, rrezet UV kapin vende të cilat janë të pakapshme dhe njëqind për qind i eliminojnë viruset dhe bakteret edhe në hapësira të pabarabarta, për hapësirë prej 40 metra katrorë janë të mjaftueshme rreth tridhjetë minuta, ndërsa menjëherë pas dezinfektimit ndjehet erë e fuqishme e ozonit.

Deri në fund të javës, edhe një pajisje e tillë UV do të dhurohet Klinikës Universitare për Pulmologji dhe Alergologji, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë