Klinika universitare për readioterapi dhe onkologji i informon pacientët se enti funksionon pa pengesa dhe në kushte të Kovid-19, për shkak të specifikave të sëmundjeve malinje.

Pacientët të cilët pranojnë kimioterapi dhe imunoterapi duhet të paraqiten në terminin e rregullt të caktuar, si dhe pacientët me trajtim radioterapik. Njëherit, rekomandohet që terapinë tabletare të vijë ta marrë ndonjë anëtar i familjes së pacientit.

Në kushte të Kovid-19 këshillojnë që pacientët të mbajnë maska dhe dorëza gjatë hyrjes në hapësirat e klinikës, ndërsa nëse nuk kanë maska dhe dorëza, ato do t’u sigurohen nga klinika. Nëse kanë temperaturë të ngritur trupore, ethe deh vështirësi në frymëmarrje, të mos vijnë në kontrollin e caktuar, kimioterapi apo terapinë me rrezatim në klinikë, por të lajmërohen tek mjeku i tyre amë dhe ta njoftojnë për gjendjen e tyre.

Pacientët derisa presin në sallat e pritjes, duhet të mbajnë distancë së paku 1,5 metër nga pacientët e tjerë. Pacientët dhe shoqëruesi i tyre të mos hyjnë në hapësirat e klinikës pa qenë të thirrur. Njëherit, ta njoftojnë personelin mjekësor i cili drejtpërdrejtë është i kyçur në ofrimin e kujdesit onkologjik nëse kanë ndonjë rast të njohur në rrethinë e tyre që është pozitiv me Kovid-19.

Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji përkujton edhe se ka siguruar mbështetje psikologjike për pacientët me sëmundje onkologjike.

Për atë qëllim, janë në dispozicion edhe numrat e telefonit:

-Mjek në IPSH KU për radioterapi dhe onkologji, në periudhën prej 10:00 deri në 12:00 në telefonin 078/364-629

-Kryetare e odës së psikologëve, Mirjana Jovanovska-Stojanovska prej 12:00 deri në 17:00 në telefonin 070/233-453

-Psikologe Aleksandara Stefanovska prej 15:00 deri 18:00 në telefonin 071/218-050

-Psikologe Elena Gjorgjievska prej 17:00 deri 20:00 në telefonin 078/494-973.