Kllobucishta: 19 Urtësi nga COVID -19!

19 Urtësi nga COVID -19!

Marketing

Erduan Kllobucishta, Psikolog

1. Respektimi i Organeve kompetente lokale dhe ato qendrore nuk kanë asnjë qëllim në këtë periudhe përpos merqenies shendetsore të çdo qytetari.
2. Kemi me shumë kohë që të qëndrojmë me familjet tona si asnjeherë më parë.
3. Kemi mundësi të eksplorojmë dhe lexojmë më shumë libra në profesionin tonë.
4. Tani është koha kur ne punojnë edhe nga shtëpia gjë që se kemi menduar më parë.
5. Kemi më shumë kohë për të luajtur me fëmijët tonë, duke u bërë pjesë e kreativitetit të tyre dhe lojrave që ato luajnë.
6. Kemi më shumë kohë të reflektojmë për të kaluarën dhe të ardhmen tonë.
7. Shpenzimet e teperta të parave nuk janë siç kanë qenë më përpara. Dikush tha që e habitshme, tani makina ime harxhon dhe një litër naftë në javë.
8. E duam më shumë veten duke patur kujdes maksimal.
9. E vlersojmë më shumë kohën edhe pse kemi kohë të mjaftueshme për shumë gjëra.
10. E kuptojmë se distanca sociale edhepse është një barrierë, ka aspekte pozitive në të.
11. Nëse çdo herë ke vrapuar për të tjerët është koha ta bësh këtë për vete.
12. Është koha kur ne mendojmë për të varfërit që nuk kanë mundësi financiare, pra të solidarizohemi me njëri tjetrin.
13. Të qëndrosh me bashkëshorten/burrin tënd më shumë se ç’duhet nuk është edhe diçka e “keqe”.
14. Karantina është mënyra më e mirë për të mësuar teknologjinë dhe të mësuarit në distancë.
15. Të gatuash ushqimet që kur ske pas kohe ti bësh në kuzhinën tënde.
16. Të vlersosh më shumë lirinë tënde.
17. Të vlersosh gjërat e mira që ti ka dhënë Zoti deri më tani.
18. Të jesh më shumë në kontakt me veten tënde.
19. Sido që të jetë, kjo pandemi na mëson se sa do që të zgjas kjo situate, një ditë do lind sërisht dielli. Kjo pandemi do kalojë dhe sërisht do vazhdojmë jetën duke u buzëqeshur më shumë dhe duke u përqafuar më shumë. #Rrinështëpi

Marketing