Xherdan Shaqiri është duke u kërkuar me ngulm nga Roma

Klubi italian kërkon të përforcohet pas lëndimit që pësoi Zaniolo dhe objektivi i ‘Gjallorosëve’ është mesfushori me prejardhje nga Gjilani.

Gianluca Di Marzio ka raportuar se Roma është duke tentuar me çdo kusht që ta transferojë Xherdanin.

Por, Jurgen Klopp ka marrë një vendim të prerë duke thënë se asnjë lojtarë i Liverpoolit nuk guxon ta mendojë largimin në afatin kalimtar të janarit.

Madje, gjermani ua ka bërë të ditur edhe agjentit të Shaqirit se duhet të ndalojë së folur apo negociuari me ndonjë klub pasi s’e ka ndërmend ta lë të largohet anësorin e Kombëtares së Zvicrës.

Klopp nuk dëshiron që të ketë ndryshime në skuadër pasi po lufton në Premier Ligë për ta fituar titullin e kampionit pas 30 vitesh.