Klopp: As nuk jam shkarkuar, as nuk do të dorëhiqem

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka mbajtur konferencë për shtyp para ndeshjes me Leipzigun në Ligën e Kampionëve.

Marketing

Ai është pyetur nga gazetarët se a e ka menduar dorëheqjen pas krizës, por gjermani e ka mohuar.

“As nuk jam shkarkuar, as nuk do të jap dorëheqje. Nuk kam nevojë për pushim! Jam i mbushur me energji. Këtë e shoh si sfidë interesante. Do ta zgjidhim këtë problem” deklaroi Klopp.

53 vjeçari ka konfirmuar rikthimin e Naby Keita nga lëndimi.

Megjithatë mesfushori nuk është i gatshëm ende për të luajtur ndaj Leipzigut.

 

Marketing