Klopp bën të ditur emrat e 26 lojtarëve për finalen e Madridit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka konfirmuar listën me 26 emrat që do të udhëtojnë drejt Madridit, para finales së madhe të Ligës së Kampionëve.Liverpooli ka publikuar listën me 26 emrat për kampin stërvitor që do të mbahet në Marbella.
Të kuqtë do të kalojnë gjashtë ditët e ardhshme në Spanjë, duke u përgatitur për finalen e Ligës së Kampionëve, që do ta luajnë kundër Tottenham Hotspur, në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’ të Madridit.

Marketing

Skuadra që do të niset nga ’John Lennon Airport’ të hënën në mbrëmje. Në këtë grup bëjnë pjesë 26 lojtarë të cilët do të stërviten në Andaluzi.

Më poshtë keni listën e plotë të Liverpoolit që do të marrë pjesë në këtë kamp stërvitor, para finales së madhe:
Alisson, Alexander-Arnold, Brewster, Fabinho, Firmino, Gomez, Henderson, Jones, Keita, Kelleher, Lallana, Lovren, Mane, Matip, Mignolet, Milner, Moreno, Origi, Oxlade-Chamberlain, Robertson, Salah, Shaqiri, Sturridge, Van Dijk, Wijnaldum, Woodburn.

Marketing