Klopp: Do të paguaja dyfish për Alissonin sikur ta dija që është kaq i mirë

Jurgen Klopp e ka përshëndetur paraqitjen heroike të Alisson Beckerit në fitoren dramatike të Liverpoolit ndaj Napolit, pas të cilës trajneri i të kuqve tha se dikur ta dinte sa i mirë është braziliani, atëherë do ta paguante dyfishin e çmimin me të cilin e bleu atë këtë verë.

Marketing

Alisson u bë shkurtimisht portieri më i shtrenjtë në botën e futbollit kur e kompletoi kalimin nga Roma në “Anfield” për 72.5 milionë euro, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, ai u kursye nga presioni i të qenit më i shtrenjti prej Kepa Arrizabalaga, i cili kaloi në Chelsea për 78.5 milionë euro dhe tani po lulëzon në rrethanat e reja në ishull.

Alissoni ka pranuar më pak gola se çdo rival tjetër në Premierligë, derisa edhe i ka ndihmuar Liverpoolit të kalojë në mesin e 16 skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve.
Ai e dëshmoi veten në sekondat e fundit të ndeshjes që Liverpooli duhej ta fitonte me patjetër ndaj Napolit të martën, duke e pritur një goditje jetësore të Arek Milik për ta vulosur fitoren 1-0.

“Portieri e bëri pritjen e sezonit. Nuk ia kam idenë si e bëri.. Falë Zotit e kemi atë. Sikur ta dija sa i mirë është, do të paguaja dyfish për të”, shtoi Klopp.

Marketing