Klopp: Kur Salah i dha penaltinë Firminos isha gati të qajë

Liverpooli e ka shkatërruar Arsenalin sot në kryendeshjen e xhiros së Premierligës. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të, ‘Reds’ turpëruan ‘Topçinjtë’, me rezultat të thellë 5:1.

Marketing

Klopp është shprehur mjaft i lumtur për këtë fitore, ndërsa poashtu ka komentuar një episod të këtij takimi.
Trajneri gjerman deklaroi se ishte gati të qajë me gjestin e Salah i cili nuk ekzekutoi penaltinë por ia lejoj bashkëlojtarit të tij, Firmino.

“Kur Salah i dha penaltinë Bobbyt, unë isha gati të qajë. Ai gjest ishte i madh. Ne e dimë se sa shumë Momo ka qejf të shënoj gola dhe ai nuk e shfrytëzoi atë rast por ia dha shoku të tij. Krishtlindjet kanë përfunduar por jo midis djemve” deklaroi Klopp.

Marketing