Klopp nuk kursen lëvdatat për Shaqirin: Nuk kam parë kësi fiziku, muskujt e tij janë të pabesueshëm

Jurgen Klopp nuk ka kursyer lëvdatat për yllin shqiptar, Xherdan Shaqiri.
Shaqiri, aktualisht anëtar i Liverpool, nuk ka pasur shumë minuta me skuadrën e tij, por përkundër kësaj, duket se ai ka mahnitur trajnerin e tij.
Klopp ka folur së fundmi lidhur me Shaqirin, duke komentuar fizikun e lojtarit. Trajneri gjerman ka thënë se nuk ka parë kurrë ndonjë lojtar me fizikun e reprezentuesit të Zvicrës.

Marketing

“Deri më tani, lëndimi kurrë nuk ka qenë i madh, por ishte i mjaftueshëm për ta lënë atë jashtë” ka thënë Klopp për Shaqiri.

“Mund të imagjinoj se ajo është frustruese, është frustruese për të dhe jo mirë për ne.”

“Ai është lojtar special, në reparte të ndryshme. Fiziku i tij është ndryshe prej të tjerëve që kam parë, muskujt e tij janë të pabesueshëm” ka thënë ndër të tjerash trajneri i ‘Reds’.Shaqiri ka humbur dy ndeshje radhazi, me një dëmtim minor, dhe Klopp ka thënë se lojtari me shumë gjasë do të mungojë edhe të dielën, në ndeshjen e Kupës FA.