Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, tha se Mohamed Salah ka rezultuar negativ në testimet e bëra dhe do të bëj prap testet e duhura para ndeshjes me Atalantan në Ligën e Kampionëve.

Liverpool luajti me Leicester në Premierligë, lojë të cilën “The Reds” e fituan me rezultat 3-0.

“Ajo çka kam dëgjuar është se ai (Salah) doli negativ sot”, tha Klopp për “Skysports”.

“Nesër do t’i bëjmë testet e UEFA-së dhe besoj se ai do të jetë atje, nesër do të stërvitet me ne dhe pastaj janë dy teste që duhet t’i bëj për dy ditë”, tha menaxheri gjerman.

Mohamed Salah shënoi dhe asistoi për Sadio Mane në fitoren 5-0 ndaj Atalantas ndeshjen e kaluar ku Diogo Jota shënoi het-trik.