Klopp zbulon një sekret për Messin, nuk do t’iu pëlqejë fansave të CR7

Lionel Messi – Cristiano Ronaldo! Debati më i madh në histori të futbollit si dhe rivaliteti më i madh.

Marketing

Sigurisht se as Jurgen Klopp nuk mund të mbetej jashtë kësaj dileme të pashmangshme për botën e futbollit.

Disa mendojnë se Lionel Messi është më i miri i historisë, disa të tjerë këtë epitet ia veshin Cristiano Ronaldos.

Klopp ka treguar një fakt interesant, i cili sigurisht se lë shumë për të kuptuar, në lidhje me dyshen e mrekullueshme të futbollit.

“Babai im gjithmonë më thoshte, çfarëdo që njerëzit thonë në të ardhmen, Pele ishte më i miri” ka thënë Klopp fillimisht.

“E takova atë, kur isha në Kupën e Botës 2006. Nuk jam tip që nervozohem, mirë po po djersitja në ato momente” ka thënë tutje ai.

Por, më pas ka zbuluar një detaj madhështor, në lidhje me Lionel Messin.

“Unë kam vetëm një ‘selfie’ në telefonin tim. Ajo është me Lionel Messin“ ka thënë tutje gjermani, trasnmeton lajmi.net.

„Ishte edhe Cristiano në të njëjtën dhomë…“ ka bërë të ditur Klopp duke lënë të kuptohet se Messi është zgjedhja e tij para Cristianos.

Trajneri i Liverpool duket të ketë një simpati më të madhe për Lionel Messin, të cilin edhe më herët e ka vlerësuar më lartë se rivali i tij Cristiano Ronaldo. /Lajmi.net/

Marketing