Kloppi e sqaron mungesën e Shaqirit në ndeshjet e fundit

Trajneri Jurgen Klopp vendosi ta lë në stol Xherdan Shaqirin edhe për ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve. Kur u pyet për mungesën e 27-vjeçarit, ai vetëm tha se nuk i pëlqen të flasë për situata të tilla, por është i lumtur që e ka Shaqirin në skuadër.

Gjiganti i Premierligës, Liverpooli, e mposhti lehtësisht mbrëmë Porton, me rezultat 4:1, për ta siguruar një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 6;1, transmeton Gazeta Express.

Roberto Firmino, Naby Keita dhe Jordan Hendersoni janë përballur me të qenit jashtë formacionit të parë së fundi, mirëpo është mungesa e Xherdan Shaqirit ajo që po i zemëron më shumë tifozët e Liverpoolit.

Gazetari i SRF, Dani Kern, ishte i pranishëm në ndeshjen e mbrëmshme të Liverpoolit kundër Portos dhe ai e shfrytëzoi këtë mundësi për ta pyetur Kloppin për mungesën e Shaqirit në skuadrën e Liverpoolit.

“Jo, jo. Gjithçka është mirë, gjithçka është mirë. Si trajner nuk të pëlqen të flasësh për këto gjëra, por asgjë nuk ka ndodhur mes nesh. Ne kemi shumë cilësi në skuadër”, është shprehur Shaqiri.

“Nganjëherë ne kemi nevojë vetëm për 15 apo 20 minuta për ta kthyer ritmin. Ai luan shumë rrallë për mënyrën se si ushtron. Kishte disa probleme me ijën e tij, por tani është mirë përsëri”.

“Ai na ka ndihmuar neve shumë dhe do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë. Ju mund të jemi paksa të zemëruar me mua, por kjo gjë nuk ka rëndësi. Jam i lumtur që e kam”.

Xherdan Shaqiri i ka luajtur gjithsej 27 ndeshje për Liverpoolin këtë sezon, shumicën duke u inkuadruar nga banka rezervë gjatë pjesës së dytë të ndeshjeve. Gjatë këtyre ndeshjeve, ai i ka shënuar gjashtë gola dhe i ka asistuar tri të tjera.