Kloppi me lajm të mirë për Shaqirin

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i ka gëzuar tifozët e Xherdan Shaqirit, pasi ky i fundit u largua nga kampi i Zvicrës për shkak të një lëndimi.

Marketing

Xherdan Shaqiri nuk mori pjesë në ndeshjet e këtij muaji të ekipit kombëtar të Zvicrës, pasi që u përball me disa probleme me ijën e tij, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, Kloppi ka bërë të ditur se Shaqiri është në gjendje shumë më të mirë tani dhe beson se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës.

“Ai është mirë, shumë më mirë. Shaqiri, që prej dy javësh, ka pasur disa probleme me ijën e tij. Ai është stërvitur, jo në maksimumin e tij, por ishte prapëseprapë pjesë e skuadrës sepse ne nuk kishim shumë opsione”, ka bërë të ditur Kloppi.
“Tani, ai po ndihet gjithmonë e më mirë dhe duhet të jetë në rregull për fundjavë”.

Të dielën, Liverpooli do të ndeshet me Tottenhamin, në kuadër të Premierligës, dhe deklarata e Kloppit i rrit gjasat që Shaqiri të jetë i përfshirë në këtë ndeshje.
Gjatë kohës së fundit, që nga fillimi i vitit të ri, roli i Shaqirit në skuadrën e Liverpoolit është zvogëluar shumë dhe dukej se Kloppi e kishte humbur besimin te përfaqësuesi zviceran.

Ndeshja e fundit si titullar për Shaqirin ishte në janar, një nga vetëm dy ndeshjet që i ka filluar nga minuta e parë këtë vit. Që nga atëherë, ai ka luajtur vetëm 40 minuta, duke u inkuadruar në dy ndeshje si zëvendësues. Shaqiri nuk ka luajtur fare në katër ndeshjet e fundit të Liverpoolit.

Marketing