Klubi i Intelektualëve të Dërvenit zhvillon debat rreth librit “Ballkani Imagjinar”

Klubi i Intelektualëve të Dërvenit po zhvillon debat rreth librit “Ballkani Imagjinar” i autores bullgaro-amerikane, Maria Todorova. Sipas pjesëmarrësve në debat, libri flet për orientalizmin, ballkanizimin si fenomene negative dhe etiketat të cilat i bashkëngjiten njeriut që vjen nga Ballkani.

Marketing

Eventi i sontëm i klubit të intelektualëve të Dërvenit ka të bëjë me interpretimin dhe debatet lidhur me librin “Ballkani Imagjinar” të intelektuales bullgaro-amerikane Maria Todorova e cila flet për tjetrin dhe tjetërsimin, flet për orientalizmin, ballkanizimin si fenomene negative dhe si etiketa të cilat i bashkëngjiten njeriut që vjen nga Ballkani ose homo ballkanikusit. Ne do të mundohemi që të nxjerrim konkluzione lidhur me vet-perceptimin që e kemi si njerëz të cilët jetojmë në këtë nën qiell të paragjykuar dhe stereotipizuar. Kultura shqiptare e shqiptarëve të Maqedonisë dhe më gjerë duhet të deballkanizohet duhet të hap horizontet e saja dhe të ketë një koncept më pozitiv për veten dhe tjetrin veçanërisht për tjetrin e stigmatizuar në rrethanat tona- deklaroi Ali Pajaziti, Klubi i intelektualëve të Dërvenit.

Marketing