Koalicionet partiake, Zaev: I gatshëm të bisedoj me të gjitha partitë shqiptare

Kreu LSDM-së Zoran Zaev pa dhënë shumë detaje thotë se bisedon edhe me partitë tjera shqiptare të cilët nuk janë pjesë e koalcionit të Aleancës për Shqiptarët” ndërsa shprehet i gatshëm të merr edhe të gjithë të tjerët që kanë dëshirë dhe vullnet të mbështesin konceptin e LSDM-së “Një shoqeri për të gjithë”.

Marketing

“Të gjithë mes veti bisedojnë! E them këtë se ne bisedojmë, Mickoski bisedon, Ahmeti, Ziadin, Bilalli, Afrimi, Menduhi. Të gjitha partitë politike bisedojnë. E dini që një ditë këto duhet të publikohen. Unë kam biseduar me të gjithë partnerët tanë standard të koalicionit, natyrisht bisedoj edhe me paritë tjera politike që deri më tani nuk kanë qenë pjesë e jona, por do të jenë. Unë jam mik i mirë me të gjithë, subjekti im politik që e udhëheqi bashkëpunon me të gjithë. Zotëri Mickoski, për fatin e tij të keq, nuk mund as të paramendoj për këto bashkëpunime për shkak të nacionalizmit që e kanë” – tha Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Marketing