Koalicioni në vepër: Aleanca për Shqiptarët dhe VMRO-DPMNE në një vijë (FOTO)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela njëjtë sikur edhe partneri i tij i koalicionit, lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, ministrit të punëve të jashtme Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministrit për çështje evropiane Nikolla Dimitrov, informon Blic.mk

Marketing

Sela këtë kërkesë, që është identike me atë të Mickoskit e arsyeton me faktin e dështimit të Maqedonisë të nis negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

Media online në gjuhën maqedonase CENTAR.MK ditë më parë rikujtoi liderin e ASH-së Ziadin Sela se vallë ka harruar që partneri i tij aktual i koalicionit Hristijan Mickoski ishte pjesë e turmës që hyri me forcë në kuvend, e cila brohoriti parulla kundër shqiptarëve dhe u përpoq të likuidonte fizikisht disa nga deputetët për të parandaluar rënien e regjimit të Gruevskit.

Marketing