Koalicioni ,,Tash Është Koha”me futbollistët e klubit “Drita” Bogovinë

Koalicioni ,,Tash Është Koha” i udhëhequr nga Ziadin Sela sot kanë vizituar Bogovinën, me ç’rast kanë takuar klubin e futbollit ,,Drita” nga Bogovina.

Marketing

Kryetari Sela duke folur për sportin në përgjithësi dhe klubet shqiptare në veçanti tha: Klubet sportive dhe sportet janë lënë në mëshirë të fatit, i kanë lënë në dorë të komunave, ndërsa komunat kanë shumë pak kapacitet dhe mundësi financiare. Mua më vjen mirë të dëgjoj Albonin që e ndihmon me aq sa mundet klubin tuaj edhe klubet tjera. Kjo çështje duhet rregulluar me paratë e shtetit, buxhetin qendror. Buxheti qendror do të duhet të sjell financa direkte që të ndihmojë sportin, sidomos pjesën e TVSH-së. Ne këtë e kemi në program në pjesën e decentralizimit por edhe propozimin që çdo klub duhet të financohet nga buxheti qendror.

Prandaj, na prift e mbara bashkërisht, ju me fitore këtu në fushë ndërsa së bashku në fitore në ditën e zgjedhjeve. Na prift e mbara!Kryetarit Sela, nga kryetari i komunës së Bogovinës z. Albon Xhemaili iu dhurua një fanellë sporti me numrin 5 nga klubi i futbollit DRITA.

Marketing