Ambasadori austriak në Maqedoni, Renate Kobler para anëtarëve të Komisionit Kuvendor për Çështjet Evropiane do të paraqesë programin dhe prioritetet për punën të Presidencës Austriake me Këshillin e Bashkimit Evropian, e cila fillon sot dhe do të zgjasë deri në dhjetor 2018.

Austria dëshiron që ta mbajë fokusin e presidencës bullgare drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor. Republika e Maqedonisë nga Këshilli Evropian ka marrë një afat kohor të saktë për fillimin e negociatave, qershor 2019, për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, ndërsa në mes të muajt korrikut me vizitën e Komisionarit të BE-së, Johannes Hahn do të fillojë zyrtarisht skriningi i institucioneve të Maqedonisë.