Koçan kërkon shpëtim nga Supremja, por së pari duhet të paguajë dënimin me të holla

Biznesmeni Sead Koçan po e kërkon shpëtimin e fundit nga Gjykata Supreme, ku kërkon rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktvendimit, sepse edhe gjashtë ditë, pikërisht më 17 korrik, ai duhet të futet në burg dhe të vuajë dënimin me burg prej 4 viteve e 8 muaj, njofton Zhurnal.

Marketing

Gjithsesi, lënda e tij ende është në Gjykatën Penale, sepse Koçan së pari duhet të paguajë dënimin e cila iu caktua në rastin “Transmet”.

“Gjykata sipas rregullave nga LKP së pari duhet të veprojë në procedurë të rregullt në të gjitha fazat e veprimit para se të përcillet deri tek Gjykata përkatëse. Lënda është në fazë të kryerjes së sanksioneve të shqiptuara me aktvendim të plotfuqishëm të Gjykatës së Apelit Shkup, dhe e cila ende nuk është kryer në pjesën e dënimit me të holla nga personi juridik – Transmeton, që është pjesë e veprimit të rregullt e cila siç cekëm më lartë, ka përparësi para veprimit të jashtëzakonshëm”, thonë nga Penalja.

Sipas aktvendimit të shkallës së parë, firmat “Transmet” dhe “Sileks Nemetali”, duheshte të paguajnë dënim me të holla nga 33.000 euro. Nga të dënuarit dhe firmat duhet të bëhet konfiskim i pronës në vlerë prej 17 milion euro.

Marketing