KOD: Në bisedat mes Kamçevit dhe Boki 13 është edhe një persona, Katica Janeva

Burime të PSP-së për KOD thonë se të paktën dy herë Bojan Jovanovski ka vizituar Katica Janevën në zyrën e saj në PSP.
Incizimet e dorëzuar në Prokurorinë për krim të organizuar konfirmojnë se në bisedat mes Kamçev dhe Jovanovskit ka edhe një person të tretë në disa biseda, prokurorja Katica Janeva. Këtë për KOD e ka konfirmuar prokurorja Ruskovska.

Marketing

KOD ka pyetur nëse në ato incizime shihet si të dyshuarit kërkojnë para ose e kërkojnë Janevën, ndërsa përgjigja e Ruskoskë është se një gjë e tillë shihet dhe dëgjohet “Nuk mund të jap detaje për provat me të cilat disponojmë.

Dëgjohet bisedë me një prokuror publik”, ka thënë Ruskoska, duke u përgjigjur se biseda është bërë me interphone.
Incizimet, sipas KOD, të cilat tani i ka në dorë prokuroria për krim të organizuar dëshmojnë se biznesmenit të cilit i kanë kërkuar para ka incizuar zhvatësit ndërsa në telefon kur është paraqitur edhe personalisht Janeva, edhe ajo bisedë është incizuar. Gjykata duhet të vlerësoj nëse do të pranohen ato si prova.

Ruskoska thotë se në përputhshmëri me rekomandimet e Komisionit të Venedikut ato duhet të pranohen për shkak interesit publik dhe përfshirjes së funksionarit- prokurorë në to.

Edhe përpos këtyre incizimeve Katica Janeva nuk është arrestuar, hetuesit vlerësojnë se nuk ka mjaftueshëm prova për lidhje direkte me zhvatjen të cilën e kanë bërë Boki dhe Zoran Milevski Kiçeec.