Për dallim nga e kaluara, Shqipëria tani po ecë me një tempo shumë të shpejt përpara. Pas antarësimit në NATO, bashkë me Maqedoninë është në rrugë për të filluar bisedimet për në BE. Të dy shtetet sipas njohësve të çështjeve politike, mund të ndihmohen mes vete dhe të mësojnë nga gabimet për të realizuar qëllimet e përbashkëta.

Shqipëria dhe Maqedonia para vetes kanë një qëllim të përbashkët-fillimin e negociatave me BE-në vitin e ardhshëm. Fqinji ynë ka shkuar një hap përpara në aspiratat euroatlantike ku vendi në vitin 2008 mori ftesë për antarësim në NATO, ndërsa një vit më pas edhe zyrtarisht u bë pjesë e Aleancës.

Deputetja e Partisë socialiste në pushtet, Mimi Kodheli potencon se politikanët dhe qytetarët kanë qenë të bashkuar për hyrjen në NATO. Sipas Kodhelit, Maqedonia dhe Shqipëria duhet të mësojnë nga gabimet për një proces më të suksesshëm eurointegrativ.

“Mund këtë ta bëjmë së bashku. Së bashku të ndërtojmë rrugë, autostrada, ura dhe rrjet energjetik dhe kështu është më lehtë për ata të investojnë para europiane në projekte të përbashkëta. Nuk flas vetëm për Maqedoninë dhe Shqipërinë, por për tërë rajonin e kësaj pjese. Kjo është njëra, tjetra është se mund të mësojmë nga njëri tjetri”, thotë Kodheli.

Ndryshe, sipas të dhënave, investimet e huaja direkte në Shqipëri pesë vjet para hyrjes në NATO ka qenë 5.5% nga BPV, ndërsa pes vjet pas hyrjes në Aleancë ka pasur rritje, gjegjësisht 9.1%.