Kodi Zgjedhor, partitë e vogla insistojnë për një njësi zgjedhore

Nevoja për të ndryshuar modeli zgjedhor gjithnjë e më shumë ringjallet në kuvend. Deputetët e partive të vogla këmbëngulin me çdo kusht të ndryshohet modeli aktual zgjedhor me 6 njësi zgjedhore dhe në zgjedhjet e 12 prillit të shkohet me një njësi zgjedhore dhe lista të hapura. Mollë sherri mes deputetëve është se a ka ose jo kohë për organizim të debatit publik.

Marketing

“Sa i përket rregullores, si mund që të mos ketë bazë për rregullore, 100 ligje debatohen përmes debateve publike dhe çdoherë ka qenë rregull kur një ligj propozohet me procedurë të përshpejtuar dhe një grup parlamentar mendojnë se është i rëndësishëm debati çdoherë ka ndodhur që të ketë debat me qëllim që të ketë argumentim të ligjit. Këtë që e kërkon kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, mendoj që arsyeja është se ai nuk dëshiron kryqëzim të argumenteve.”,- u shpreh deputetja e PRD-së, Liljana Poopovska.

“Nëse dëshirojmë gjithçka mundet, unë mendoj se nuk ka dëshirë dhe vullnet në dy partitë politike më të mëdha, sepse nëse ka vullnet duhet anashkaluar amendamentet dhe të vazhdojmë bisedimet për rregullores zgjedhore.”,- u shpreh kryetari i PCER-së, Samka Ibrahimovski.

Marketing