Nervozizëm, pritje të gjata, sirena dhe njerëz që duken sikur po migrojnë për diku. Kjo është pamja e rrugës në hyrje të Kodrës së Diellit këtë mëngjes.

Mungesa e vendeve për parkim në Kodrën e Diellit, bën që kolona e makinave arrijë në disa kilometra. Vizitorët me fëmijë në krahë, me pajisje për skijim duhet të ecin në këmbë nga 2 deri në 3 kilometra për të arritur në pikën turistike. Lëshohen, vetëm ata që kanë vikend shtëpiza, apo personat që kanë prenotuar në hotele.

“Nuk është normale kjo, nuk është mirë kështu, shkakton nervozë, si nuk shkakton. Ndryshe është te zbresësh atje nga makina. Duhet parkingje të bëhen”.

“Nuk është normale për ne me fëmijë që jemi, po ja kushtet e bëjnë të veten. Normal ka nevojë të ketë garazhe në kate apo diçka të atillë, por ja.

Gazetari: Sa u mundon me fëmijë të ecni gjatë?

“Po ja e shihni edhe vetë”.

“Ndoshta do ju vjen ndonjë funksionarë dhe i ruajnë vend parkimet për ta”.

Në mungesë të vendeve të parkimit të makinave, vizitorët kërkojnë që, së paku të organizohet transporti i tyre deri tek pika e Skijimit.

“Duhet të ketë autobusë të organizuar, duhet ta rregullojnë teleferikun nga poshtë”.

“Duhet të ndërtohen parkingje të rriten kapacitetet dhe të kemi më shumë vizitorë

Drejtuesit e Kodrës së Diellit janë të vetëdijshëm për këtë dhe për këtë problem që ka kodra e Diellit, por ashtu sikurse vitet e shkuara, premtojnë se, kjo gjë do të rregullohet vitin e ardhshëm, por pas shpjeguar se si planifikojnë të zgjidhin këtë shqetësim të madh për turistët.

Sinkron: “Problemi me parkimin që na përsëritet çdo vit, vlerësoj se në sezonin e ardhshëm edhe ai problem do të zgjidhet”.

Komuna e Tetovës në mandatin e kaluar, solli një vendim për ndërtimin e parkimit shumëkatësh në kodrën e Diellit, bashkë me planin urbanistik, por edhe përkundër këtij vendimi, në këtë mandat, nuk janë ndarë mjete për ndërtimin e tij. Për shkak të kostos së lartë financiare thonë se janë në kërkim të granteve për zgjidhjen e problemit.

Ndryshe, në pikën turistike Kodra e Diellit, edhe më tej vazhdon të mos jetë në funksion teleferiku me gjashtë ulëse, ndërsa sot, ishin të lëshuara për vizitorët, dy teleferikët me dy ulëse, njëri për në pikën GE dhe tjetri për në Celi pashinë.