Kodra e Diellit, Qeveria: Vullnet ka por prioritet kanë ndryshimet kushtetuese

Ende nuk dihet nëse kryeministri Zaev do të vizitojë “Kodrën e Diellit” deri të shtunën, sipas kërkesës së bërë dje nga OJQ “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

Marketing

Sipas zëdhënësit qeveritar, Boshnjakovskit, për momentin kryeministri është i zënë me ndryshimet kushtetuese të cilat nuk i lënë kohë të lirë në ditët në vijim. Vullnet ka, tha Boshnjakovski.

“Kryeministri Zaev është gjithmonë i hapur për takime me OJQ-të dhe qytetarët. Momentalisht nuk kam konfirmim për një takimin të mundshëm, sepse siç e dini, për momentin në Kuvend filloi debati për ndryshimet kushtetuese që janë me rëndësi të veçantë. Nuk kontestohet fakti se kryeministri ka vullnet për t’u takuar, por çështja është se sa kohë kemi në agjendën për ditët në vijim”,- tha zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.

ELEM ndërkohë arsyeton mungesën e ashensorëve të skijimit në ditën e parë të hapjes së sezonit të skijimit në këtë qendër, me reshjet e borës, erën e fortë dhe mbingarkesën e skijatorëve që, sipas tyre, i detyruan të mbyllin ashensorët për shkaqe sigurie.

Marketing