Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë nga virusi korona, jetën kanë humbur edhe 2 persona. Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë shënuar gjithsej 9 raste të vdekjes si pasojë e virusit korona.

Deri dje në ora 12:00 në janë shënuar gjithsej 285 raste, prej të cilëve 12 janë shëruar.

Në ora 15:00, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pritet të mbajë konferencë për shtyp do të informojë publikun për situatën me pandeminë në vend. Nga ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së sotme njoftuan se prej sot, për shkak të rritjes së numrit të testimeve, statistikat ditore do të përmbajnë rastet e shënuara deri në orën 15:00.