23:43 | 16 Maj 2021

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka befasuar të gjithë duke paralajmëruar largimin e mundshëm të sulmuesit Lionel Messi.

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka befasuar të gjithë duke paralajmëruar largimin e mundshëm të sulmuesit Lionel Messi.

Argjentinasit i skadon kontrata dhe meqenëse Barcelona edhe matematikisht është jashtë garës për titull, ka spekulime që mund të largohet, transmeton lajmi.net.

Barcelona pësoi humbje në shtëpi nga Celta Vigo, derisa kanë fituar vetëm një në pesë ndeshjet e fundit.

Koeman pas humbjes tha se shpreson që Messi të mos largohet sepse pa të Barcelona do ta këtë të pamundur të luajë.

“Shpresojmë se nuk do largohet sepse është lojtari më i mirë në botë dhe këtë e dëshmoi sonte”.

“Është e pamundur të luajmë pa të. Ka shënuar 30 gola këtë sezon, që i jep shumë pikë skuadrës”.

“Është pyetje për Leon të vendos. Për mua dhe skuadrën shpresojmë të qëndrojë sepse nëse nuk e kemi, do kemi dyshime se kush do shënojë më shumë gola”, deklaroi ai.

Barcelona këtë edicion ka arritur ta fitojë vetëm trofeun e Kupës së Mbretit./Lajmi.net/

Artikulli paraprak​Gaza: 197 njerëz vdiqën për shtatë ditë
Artikulli tjetërGjashtë arsye pse një prezervativ me siguri mund të shqyhet – dhe si ta parandaloni atë